ALLCOOP Logo
 

LUMI  ÇERRAVË   
Misioni


GJENDJA E MJEDISIT N
Ë

LUMI TË ÇERRAVËS

Oliver Avramoski, ALLCOOP Maqedonia
(Përkthim nga anglisht në shqip: Naum Gegprifti)
Projektet
Kontakto
Arhive 

Harta
rko


PARATHENIE  


Ne Shtator 2002 Shoqata „ Aleanca per Liqenin e Ohrit dhe Prespes dhe Shoqata „Turizmi dhe Mjedisi“ iniciuan Projektin „ Te shpetojme Lumin Nderkufitar te Çerraves ; Zhvillimin e Planit te Manaxhimit te Pellgut Ujembledhes te Lumit te Çerraves“, te financuar nga Fondacioni I Institutit te Shoqerise se Hapur. Mbeshtetur ne pervojen e fituar gjate zbatimit te Projektit per Ruajtjen e Liqenit te Ohrit, doli ideja qe pas ketij projekti te promovohej Manaxhimi i Pellgut Ujembledhes ne nivel nenpellgu ujembledhes brenda Pellgut Ujembledhes te Liqenit te Ohrit, duke krijuar grupe planifikimi lokale ose shoqata te nenpellgut. Perfundimisht qellimi ishte te zgjerohej perfshirja e problembajtesve (stejkholders) lokale dhe te arrihet zgjidhje lokale perkatese, qe merr ne konsiderate kushtet dhe vlerat sociale, ekonomike dhe mjedisore te Komunitetit. Brenda Pellgut te Liqenit te Ohrit dallohet Nenpellgu i Lumit te Çerraves per shkak te disa tipareve te rendesishme. Çerrava eshte I vetmi Lume Nderkufitar ne Pellgun Ujembledhes te Liqenit te Ohrit. Te dhena te vlefshme e tregojne Lumin e Çerraves si nje nga depozitusit me kryesore te ndotjes nga fosfori dhe ngjitjes bakteriale te Liqenit te Ohrit. Pjesa me e madhe e ndotjes ne Basenin e Lumit te Çerraves e ka origjinen ne pjesen Shqiptare; megjithate, shume impakt eshte gjetur ne pjesen litorale te Liqenit te Ohrit, ne grykderdhjen e Lumit ne pjesen Maqedonase. Zona e grykderdhjes te Lumit ne Liqenin e Ohrit ka nje rendesi te madhe si per ruajtjen e natyres po ashtu si zone turistike dhe ndotja e Lumit te Çerraves mund te çoje ne lindjen e nje konflikti nderkufitar. Megjithate, ne vend qe te jete nje burim i konflikteve potenciale, Lumi I Çerraves mund te behet nje katalizator per zhvillimin e metejshem te bashkepunimit nderkufitar ne manaxhimin e Liqenit te Ohrit.





"The Assessment Team" members on the foeld trip to the Cherava River Watershed


Qellimi i pergjithshem i ketij projekti eshte te mbeshtese njerzit qe jetojne ne Pellgun Ujembledhes te Lumit te Çerraves ne zhvillimin e tyre ekonomik dhe social, duke mbajtur dhe permiresuar cilesine e mjedisit natyror. Me sakte qellimi i Projektit eshte:
  • Krijimi i nje manaxhimi bashkeveprues te tokes, ujit dhe burimeve  jetesore qe promovojne ruajtjen dhe zhvillimin e qendrueshem ne menyren e duhur.
  • Krijimin e nje bashkeveprimi vullnetar dhe konsensus- orjentues ndermjet qytetareve, bizneseve te interesuara, te interesuarve mjedisore, te qeverisjeve lokale ne Pellgun e Lumit te Çerraves si dhe te qeverive Shqipetare dhe Maqedonase.
  • Pergatitja e nje plani manaxhimi per Pellgun Ujembledhes te Lumit te Çerraves.
Ne kuadrin e Projektit, nje grup i perbashket i Pellgut Ujembledhes vendas Shqiptaro/Maqedonas - Cherava River Watershed Council (CRWC) - do te krijohet qe te sherbeje si nje kuader organizativ  per nje proces  pjesmarres ne Basen. Per te promovuar dhe lehtesuar perfshirjen e autoriteteve lokale, rajonale dhe publike ne krijimin e CRBC, nje berthama e grupi e Keshillit te Basenit te Lumit te Çerraves u formua ne mbarim te uorkshopit ne fillim te Tetorit 2002. 

Nderkohe qe procesi i krijimit te CRWC ( Keshillit te Pellgut te Lumit te Çerraves ) eshte ne rruge e siper, ky Raport eshte pergatitur per te sherbyer si reference per pergatitjen e Planit te Manaxhimit te Pellgut Ujembledhes te Lumit te Çerraves, nderkohe qe antaret e Komitetit jane zgjedhur. Qellimi i ketij dokumenti ishte te siguroje informacion te pergjithshem mbi gjendjen mjedisore ne Pellgun Ujembledhes te Lumit te Çerraves dhe te ndihmoje CRWC te zhvilloje nje mirekuptim adekuat te çeshtjeve prioritare dhe te percaktoje se çfare mund te behet per to. Informacioni ne kete Raport ishte mbledhur nga nje sere burimesh. Raporti u zhvillua ne menyre konsultative duke terhequr pervojen dhe sasine e informacionit  te njerzve nga departamente qeveritare (Shteterore, Rajonale dhe Lokale), shoqata joqeveritare dhe komuniteti. Nje udhetim dyditor ne teren u organizua ne tetor 2002 ne Lumin e Çerraves per antaret e Grupit teVleresimit per te grumbulluar me shume te dhena nepermjet vezhgimit direkt dhe intervistave me antaret e komunitetit. Informacionin ne mund ta perdorim ne skicen e pellgut ujembledhes, qe vjen nga nje shumellojshmeri burimesh si vezhgim personal, miq, staf teknik, libra dhe raporte, rekorde qeveritare, media, studime shkencore etj.

Sebashku te gjitha keto burime informacioni na ndihmojne te ndertojme  njohurite tona dhe te na ndihmojne te marrin vendime rreth te ardhmes. Informacioni „i veshtire“eshte I rendesishem sepse na siguron ne nje pamje objektive ne ate se çfare ndodh dhe pse. Megjithate, veçanerisht per pjesen shqiptare te Pellgut Ujembledhes, ka nje mungese te informacionit „te veshtire“„ - informacion i mbledhur permes sistemit formal qe mund te kontrollohet  per saktesine e tij, siç jane regjistrimet, studimet zyrtare, modelet etj. Megjithate shpesh informacioni „i bute“ - pikpamjet lokale, perceptimet dhe vezhgimet personale besojme se jane te vlefshme. Te dy, informacioni „i bute“ dhe „i veshtire“ jane te rendesishem ne planifikim. Eshte shume e  rendesishme te kuptohet se ky raport  dhe informacioni  qe permban  terheqin  njohuri baze te vlefshme, por brenda burimeve te kufizuara dhe kuadrit kohor. Çdo boshllek ne kerkesat e informacionit do te drejtohet ne fazat e ardhme drejt procesit te planifikimit. Prodhimi final prezantohet si gjykim profesional i autorit dhe nuk eshte e nevojshme te reflektoje pikpamjen e gjithsejcilit apo te çdo antari te Grupit te Vleresimit.


përmbajtje     >>>  


 
Shtepi