Logo Bar

ALLCOOP Logo
 

LUMI  ÇERRAVË   
Misioni


GJENDJA E MJEDISIT N
Ë

LUMI TË ÇERRAVËS

Oliver Avramoski, ALLCOOP Maqedonia
(Përkthim nga anglisht në shqip: Naum Gegprifti)
Projektet
Kontakto
Arhive 

Harta
rko


DUKE NDJEKUR RRJEDHJEN E LUMIT TE ÇHERRAVËS   


Poshte Pamjes spektakulare te Gurit te Kamjes

Poshte pamjes spektakulare te majes se Gurit te Kamjes, duke arritur 1.461 m. mbi nivelin e detit, dalin dy burime te fuqishme perrenjsh dhe pak me pas, afer fshatit Dardhas (986m.) bashkohen per te na dhene  lindjen e Lumit te Çerraves. Drejtimet e ujrave zbresin kodrave te mbuluara nga pyll dushku te rigjalleruar me trung vetem ne diameter  10 – 16 cm. dhe disa me 11-15 m ne lartesi. Midis pjerresise se tokes me drure ka edhe breza kullotash, ish toka te kultivuara te krijuara nga shpyllezimi ne kuadrin e programeve te qeverise komuniste per ushqim. Megjithse erozioni nuk eshte aq i ashper sa ne pjeset e poshteme te pellgut ujembledhes, uji i Lumit te Çerraves shpejt ndotet, pasi lumi kalon prane Minieres se mbyllur te qymyrgurit te Dardhasit. Siç i thote Zoti Ditor Fraholli, Kryetar i Komunes se Dardhasit, ekipit te vleresimit, miniera siguronte pune per rreth 500 puntore vendas ; sepse per shkak te minieres ishte ndertuar nje rruge e asfaltuar qe lidhte fshatine e Dardhasit me rrugen rajonale te Pogradec – Korçe . Megjithate, vlera kalorifike e ulet e linjitit dhe teknologjia shume e vjeter qe perdorej ne miniere jepte biznes jofitimprures, keshtu qe ne fund te viteve 1980 miniera u mbyll. Megjithate, trashegimia e minieres, grumbujt radhe te pambrojtur, qe qendronin ne ane te perrenjve do te paraqisin per nje kohe te gjate nje burim te ashper te ndotjes se ujit dhe tokes ne Pellgun Ujembledhes. Ne saje te mungeses se mirembajtjes se rruges tani eshte pothuajse e shkaterruar si gjithe infrastruktura tjeter dhe njerzit e ketyre komunave po perballen me varferi te theksuar. Ne diten e vizites sone Kryetari i Komunes ishte duke levizur zyren e tij ne nje ndertese te rinovuar duke simbolizuar te rene, e kohe me te mira per njerzit e kesaj zone. Komuna e Dardhasit  mbulon nje siperfaqe te konsiderueshme 8300 hektaresh dhe vetem tre fshatara (Dardhas, Stropcka, Sterkanj) kane nje me popullsi prej  2.459 banore (sipas tregjistrinit te vitit1989).





"The Assessment Team" members on the foeld trip to the Cherava River Watershed


Duke ndjekur rrugen poshte Lumit per ne fshatin tjeter Stropcke, mund te shohesh andej kendej grumbuj mbeturinash dhe hendeqesh, ne vend te kanalizimeve te ujrave te zeza, qe derdhen ne Lume. Duke ecur shpejt drejt kodres midis malit te Geshtenjasit (1080m) ne veri dhe pjerresise se malit te Beshirit (1216m) ne juge, Lumi i Çerraves papritur zbret i qete ne Rezervuarin e Stropckes. Rezervuari eshte ndertuar me 1989 si nje mase  mbrojtese nga vershimet dhe per qellime vaditje. Fillimisht me nje kapacitet mbi 750.000 m3 duke qene rezervuari me i madh ne pellgun ujembledhes. Me kohe kapaciteti eshte ulur ne menyre te ndjeshme per shkak te grumbullimit te llumit dhe rezervuari ka humbur 4m nga thellesia e tij origjinale. Perpjete Lumit te ketij rezervuari, pikerisht para fshatit Stropcke ka nje tjeter rezervuar me te vogel qe derdhet ne te. Permes nje sistemi te zhvilluar mire te tubacioneve dhe kanaleve te hapura ujet e tij eshte perdorur per vaditjen e rrafshines qendrore te Çerraves dhe pjerresive rrethuese. Megjithate me te shumtat e copezave te qymyrit te varura jane ndalur ne rezervuar, duke shperbere substanca ne ujin e vaditjes, qe shkatojne acidifikim serioz dhe ndotje me metale te renda te tokes ne drejtim te rrjedhjes. Pas shperberjes ekonomike te viteve te fillimit 1990 me te shumtit e sistemit te vaditjes nuk eshte me funksional ose eshte i pariparuar. Ekipi yne vizitoi shtepine e Zotit Nexhmi Shkullaku dhe pati nje bisede te shkurter me babane e tij Zotin Shaziman Shkullaku . Ai shpjegoi se shumica njerzve ne zone varen kryesisht nga bujqesia. Megjithse ka kushte te mira per zhvillimin bujqesise, ai theksoi , ne saje te parcelave te vogla  dhe mungeses se mekanizimit, prodhimi eshte shume i ulet. Ai gjithashtu shtoi se shumica e familjeve ne fshatin e tij nuk kane gropa septike (sipas parametrave) dhe se nuk ka sistem ujesellesi ne fshat. Varferia dhe mungesa e perspektives i detyron te rinjte te ikin nga fshati duke levizur ne qytete si Pogradeci, Korça dhe me shume Tirana apo jashte shtetit.


përmbajtje   <<<     >>>  


 
Shtepi