Logo Bar

ALLCOOP Logo
 

LUMI  ÇERRAVË   
Misioni


GJENDJA E MJEDISIT N
Ë

LUMI TË ÇERRAVËS

Oliver Avramoski, ALLCOOP Maqedonia
(Përkthim nga anglisht në shqip: Naum Gegprifti)
Projektet
Kontakto
Arhive 

Harta
rko


DUKE NDJEKUR RRJEDHJEN E LUMIT TE ÇHERRAVËS   


Fusha Qendrore e Çerraves

Duke qendruar ne digen e rezervuarit te Stropckes mund te shohesh nje pamje te mire te rrafshines se sheshte qendrore te Lumit te Çerraves te rrethuar nga Kodra e Pepllashit (967m) ne veri, Kodrat e Mehalla e Selimit (949m) dhe Kodrat e Blaces (1011m) ne lindje dhe kodrat e buta te Grabovices; Kepejt (939) dhe Kungullit ( 1112m) ne juge. Tokat aluviale dhe trofike  te fushes qendrore dhe kodrave rrethuese sigurojne  kushte te favorshme per te rritur shume prodhime. Klima eshte gjithashtu e pershtatshme- dimera te bute dhe vere te fresket, temperatura mesatare vjen nga 9 – 10 ° C dhe mesatarja e reshjeve 800 – 900 mm. Para 1991 çdo parcele e mundshme e kesaj toke pjellore ka qene e kultivuar; gjithashtu mjaft pyll ka qene kthyer ne toke te punueshme.

Pikerisht poshte rezervuarit te Stropckes Lumi kalon permes fshatit Leshnice (851m) dhe duke shkuar drejt lindjes shpejt arrin fshatin e Çerraves. Fshati i Çerrraves (794m) me shume se 2000 banore eshte qendra e banimit me e madhe e te gjithe pellgut ujembledhes. Ne fshatin Çerrave si dhe ne shume fshatra te tjere ngjitur, Lumit i duhet te çaje permes grumbujve te mbeturinave te flakura ne shtratin ne lumit. Shumices se shtepive u mungojne gropat septike, keshtu qe ujrat e zeza shkarkohen drejt ne lume ose ne kanale,  qe kalojne anes rruges dhe ne fund shkojne duke hyre ne Lumin e Çerraves. Mund te shihni shpesh grumbuj plehu kafshesh, te hedhura prane kanaleve te vaditjes e dranazhimit ose ne brigjet e lumit.





Panorama view of the reservoir near the village of Stropcka


Ne zyren e Kryetarit te Komunes se Çerraves, Z. Festim Killo, Grupi i Punes pati nje Takim tjeter, duke marre me shume informacion rreth Komunes se Çerraves dhe pjeses shqiptare te Pellgut Ujembledhes ne pergjithesi. Zoti Killo shpjegoi se Fshati Çerrave eshte qendra e Komunes se Çerraves duke mbuluar nje siperfaqe prej 8300 ha., me 11 fshatra (Nizhavec, Pretusha, Kodras, Grabovice, Qershize, Çerrave, Alarupi, Blaces, Bratomire, Leshnice, Ljumas); 6 fshatra (Alarup, Bletas, Çerrave, Grabovice, Leshnice, Ljumas), dhe totali i popullsise arrin afersisht 6.000 (vleresuar 2000 ) ne Pellgun e Lumit Çerrava. Zoti Dashamir Çaushi, agronom, na tha ne, se te mbjellat kryesore ne zone jane Tagjite , duke mbuluar mbi 600ha, Gruri me rreth 350ha, Vreshtat me 180ha duke dominuar pejsazhin e kodrave, Misri me 170ha , Fasule e Bardhe me 100ha, Zarzavate me 50ha, Thekri 40ha dhe Patatja me 30ha. Sipas Zotit Vexhi Çinari, Inxhinier Pyjesh dhe Pergjegjes i Sektorit te Sherbimit Pyjor te Zones, pyjet ne anen shqiptare te Pellgut Ujembledhes mbulojne 2586ha nga te cilat 1747ha. Dushk, 257ha. Ah, 275ha. Geshtenja dhe 307 ha. Shkurre. Me 1987 prodhohej 71.000m3 material drrusor. Pyjet e ketij Pellgu Ujembledhes jane manaxhuar nga Ekonomite pyjore te „Alarupit“ dhe „Dardhasit- Pretushe“ duke u administruar nga Drejtoria e Sherbimit Pyjore ne Pogradec. Shume kafshe te egra si Derri i Eger (Sus scrofa), Kaprolli (Capreolus capreolus) , Lepuri Europian (Lepus europaeus), Dhelpra (Vulpes vulpes), Hectorrius graeca, Perdix perdix , Columbia oeanas etj., jetonin ne pyjet e zones, duke e bere Basenin nje vend i rendesishem gjahu. Megjithate, gjate procesit fillestar te tranzicionit dhe veçanerisht gjate ngjarjeve politike, ekonomike te 1997, sektori pyjor ne Pellgun Ujembledhes pati nje demtim te madh dhe disa nga keto kafshe si Derri i Eger  dhe Kaprolli u zhduken.






Cherava River near the village of Pishkupi, near the Albanian/Macedonian border



Perroi i Sodolit

Pas kalimit te fshatit te Çerraves Lumi kthehet ne veri dhe shpejt takohet me Perroin e Sodolit. Perroi i Sodolit ka origjinen rreth fshatit Alarup (1097m) ne pjerresite perendimore te Malit Galiçiçes (Ăŕëč÷čöŕ) - nje zone krejt e veçante e Pellgut Ujembledhes. Pellgu Ujembledhes i Perroit konsiston me shume ne kullota e shpatet e kodrave dhe pyllin e dushkut, ne shpatet perendimore te pjerresive te Galiçiçes. Pylli eshte i degraduar rende nga kullotesit shkaterrues, me te shumtit dhite dhe nga prerjet ilegale per dru zjarri ose ndertimtari. Shumica e ujit qe vjen ne Lumin i Çerraves grumbullohet pas reshjeve qde sjellin perrenjte. Nuk ka burime te perhershme,  pasi shumica thahen gjate stines se veres. Nje kanal eshte ndertuar per te mbledhur ujin e shiut nga perrrenjte qe e çon ne nje rezervuar te vogel prane fshatit Blace, jashte zones natyrale te Lumit te Çerraves.

Duke qendruar ne lartesine 1100 m. mbi nivelin e detit, pikerisht ne veri te fshatit Alarup, mund shohesh te gjithe Pellgun Ujembledhes te Lumit te Çerraves ne anen shqiptare. Ne veri eshte Baseni i madh i Liqenit te Ohrit dhe ne juge Fusha e madhe e Korçes. Nga maja e Gurit te Kamjes ne perendim deri ne gryken e Lumit prane Manastirit te Shen Naumit, duke kaluar kufirin neper dy shtete, Pellgu Ujembledhes i Çerraves ze afersisht 100 km2. Sipas Sinisa Stankoviç me te shumtat e kodrave jane ranore, me origjine nga Terciari, me ranore pontiane, duke formuar nje mbulese te trashe, sidomos ne pjesen perendimore. Keto sedimente te terciarit mbulojne gelqerore te Mesozoikut me shume vihen ne dukje prane Manastirit te Shen Naumit ne verilindje. Baseni i Liqenit te Ohrit, Baseni i Lumit te Çerraves, Baseni i Korçes dhe Baseni i Liqeneve te Prespes, ndodhur  ne Malin Galicica, hyjne ne grupin e Baseneve Desarete. Te gjithe keta basene jane me origjine tektonike. Ne te kaluaren Basenet Desarete kane qenen mbushur me uje, gjetjet gjeologjike tregojne se ne nivelin e ujit te 920 m te gjithe keto Liqene ishin te lidhur me njeri tjetrin.






Panorama view of the village of Pishkupi


Pasi Lumi afrohet ne kufirin Shqiptaro - Maqedonas lugina ngushtohet e rrethuar nga Kodrat e Kukurices (935m) dhe Korija e Zgjanes (964m) ne veri  dhe Kodrat e Krasta e Glaves (884m)  dhe Guzi ne jugë. Gjate rruges me te shumte permes fushes qendrore rreth  fshatit Çerrave e poshte rrjedhjes, mbi kufirin shqiptaro-maqedonas, Lumi  mbetet me brigje te zhveshura; te eroduara nga rryma te fuqishme pas shirave te rrembyera. Afer fshatit Lumas (730m) germimi i reres ka nxjerre aluvionin natyral dhe ka lene shume gropa te medha te mbushura me mbeturina te forta.

Fshati Lumas eshte fshati i fundit i Komunes se Çerraves dhe pjesa tjeter e teritorit te Pellgut Ujembledhes ne anen shqiptare administrohet nga Komuna Buçimasit. Ne maje te Kodres se Guzit eshte nje miniere tjeter qymyrguri ajo e Alarupit. Nga fundi i vitit 1990 kjo miniere u mbyll gjithashtu si jorentabel. Uji i disa burimeve ne koder u perdor per procesin e tretjes se mineralit dhe pastaj shkarkohej ne nje pellg te vogel. Keshtu megjithese nuk punon per momentin, shirat e rrembyera derdhen prane rrekeve dhe ne fund shkojne ne Lumin e Çerraves.


përmbajtje   <<<     >>>  


 
Shtepi