|
DUKE NDJEKUR RRJEDHJEN
E LUMIT TE ÇHERRAVËS
|
|
Duke perqafuar Liqenin: Fusha e Lubanisht
Tamam poshte fshatit Peshkepi (899m) Lumi kthen
perseri permes nje kanioni midis Kodrave Vojtino (Âî¼òèíî; 874m) ne lindje
e Korija Zgjana (931m) ne perendim duke u kryqezuar ne kufirin shteteror,
hyn ne fushen e gjere te Lubanishtit. Pas 18 km. lumi shpejt arrin ne Liqenin
e Ohrit, duke sjelle mesatarisht 1.5m3 uji ne sekonde. Fundi i fushes konsiston
ne nje kompleks karbonati, i perbere nga shkembinj te pershkueshem uji, gelqere
dhe mermeri. Shkembinjte ndryshojne ne pershkushmerine e tyre ndaj ujit dhe
ku eshte me larta, aty dalin burimet e forta karstike. Ky eshte rasti afer
Manastirit te Shen Naumit, ku rreth 45 burime bejne nje burim te madh liqeni.
Mesatarja e thellesise se liqenit eshte rreth 2 m dhe maksimumi eshte rreth
4.5m.; mesatarja e temperatures se ujit neper vite eshte midis 7° C dhe 9°
C. Rrjedhja e shkurter e Lumit nga ky Liqen per ne Liqenin e Ohrit konsiderohet
te jete teresisht uji i Drinit te Zi duke dale si nje shkarkim i Liqenit
te Ohrit., 30 km. ne veri, prane qytetit te Struges. Shkarkimi i burimeve
(ujrave) i ushqyer nga te dyja, reshjet dhe Liqenet e Prespes, shkon nga
4.0 deri ne 12.0 m3 ne sekonde me nje mesatare shkarkimi prerj 7.5m3 ne sek.
Maksimumi i shpejtesise se rrjedhjes arrihet ne periudhen midis muajit Maj
dhe Qershor dhe minimumi rrejdhjes duket ne muajt e vjeshtes (minimumi i
vjeshtes) ose ne periudhen midis muajve Shkurt dhe Mars (minimumi dimeror)
. Vezhgimi i reshjeve ne stacionet e Shen Naumit tregon 888.6 mm shi gjate
vitit mesatarisht.
|
|
The lower part of Cherava River watershed: the plain
of Ljubanista
|
|
Ne menyre origjinale, Lumi i Çerraves formon nje delte te
gjere ne fushen e Lubanishtit duke pasur dy dege kryesore. Fusha midis gjirit
te Lubanishtit e deges se djathte te deltes ka ngritje midis 693.5 dhe 694.5
m , keshtu uji nga rrjedhja e Lubanishtit dhe burimeve vendase akumulohet
duke na dhene ngritjen ne nje ekosistem tipik ligatine ; e shumta e saj
megjithate eshte thare gjate viteve 1970. Ne te njejten periudhe delta e
lumit ka qene nderruar keshtu, qe tani ka vetem nje shtrat lumi te rregulluar.
Si shtese, nje stacion pompimi eshte ndertuar ne burimin e Liqenit afer Shen
Naumit dhe uji pompohet pergjate lumit per vaditje.
Turizmi dhe Bujqesia jane aktivitet kryesore ekonomike me te rendesishme
ne kete pjese te Pellgut Ujembledhes te Lumit te Çerraves. Manastiri i Shen Naumit i ndodhur ne nje lartesi
te vogel midis Liqenit te vogel dhe bregut te Liqenit te Ohrit eshte nje
nga qendrat me te rendesishme turistike ne Rajon. Si dishepull te te famshmit
Shen Qirill dhe Shen Metodi, Shen Naumi, sebashku me Shen Klementin arriten
ne Oher nga fundi i viteve 880. Me 900 Shen Naumi ndertoi nje Kishe te vogel,
qe me vone iu shtua nje Manastir dhe neper shekuj ky vend eshte bere nje
nga vendet e famshme religjioze dhe kulturore te rajonit. Sot, brenda Manastirit
te Shen Naumit ka nje hotel modern me 6 dhoma dopio, 21 dhoma dy krevateshe,
2 dhoma treshe, apartamente dhe „Residenca„, restaurant me 150 vende, nje
salle konferencash per 150-200 veta dhe nje salle mbledhjesh me 50 vende.
Menjehere pas kufirit Maqedonas – Shqiptar ka nje Autokamp modern kabinash
dhe ne nje nga dy ishujt e vegjel, ne burimin e Liqenit te vogelm, ka nje
restorant shume popullor me rreth 150 vende brenda dhe 450 vend jashte, ne
natyre. Menjehere poshte fshatit Lubanisht ndodhet Autokampi „Lubanishta“
qe mbulon rreth 10 ha., i pajisur per 100 trailer, me 400 shtreter, vende
automjetesh per 2.000 kampiste, nje restorant, kiosk grill, dyqan zarzavatesh
dhe nje plazh privat me rere 1.500 m. te gjate.
|
|
A view at the Saint Naum Monastery
|
|
Bujqesia eshte aktivitet ekonomik i rendesishem
ne zone. Shumica e tokes cilesore te punueshme aktualisht eshte dhene me
qira nga shteti Kompanise „Gorica“ , ish kooperative bujesore. Shumica e kesaj
toke u mor nga Kisha pas tharjes se Deltes se Lumit te Çerraves me 1970.
Aktualisht „Gorica“ ka 18ha. te Vreshtave dhe rreth 50 ha. jane perdorur kryesisht
per te rritur drithra (dominon gruri), por gjithashtu zarzavate dhe tagjira.
Para 1990 pemishtet e molleve ishin prodhimi kryesor i kompanise dhe nje
magazine prej 2000 m2 ishte ndertuar per mbajtjen dhe magazinimin e prodhimeve.
Si shtese, ne perpjekjet per te zgjeruar aktivitetin ne bujqesi permes prodhimit
blegtoral me 1980 kompania ndertoi nje vathe per 1.000 dele. Prodhimi blegtoral,
megjithate u mbyll shpejt. Me 2002 18 ha. te tokes gjate anes se majte te
Lumit te Çerraves, iu dhane me qira nga „Gorica“ firmes private „Jang Ce“
per qellime bujqesore. Pjesa tjeter e tokes se punueshme perdoret nga fermere
private nga fshati Lubanisht, te cilet e punojne ate pas punes ne ferme.
Ne shume parcela te vogla te ekonomive shtepijake ka prodhime teshumellojshme
per jetese, shitje, ushqim kafshesh per te mbajtur nje blegtori mikse. Pyjet
dhe korijet mbulojne afersisht 1000ha te siperfaqes se pergjithshme ne pellgun
ujembledhes. Volumi total i drurit eshte afersisht 39.500m3; nje pjese e
saj eshte perdorur per prodhim lende druri. Pylli konsiston me shume ne parcelat
e dushkut te perziera me druret gjetherenese. Querccetum fraineto cerris
(87ha) pyll komunal gjendet vetem ne anen e majte te bregut te lumit te Çerraves,
ndersa querco-carpinetum orientalis macedonicum eshte pyll komuniteti dominant
duke mbuluar 355ha. Pyll komunal Qarri mbulon 241ha, dhe pjesa tjeter mbulohet
nga Querco Ostryetum carpinifolie (161ha), Ostryo-Quercetum cerris (77ha)
dhe Ahu i kuq (70ha) Pylli zoterohet dhe manaxhohet nga Parku Kombetar Galicica.
Midis gjitareve te njohur qe banojne malin e
Galicices jane Ariu i Murme (Ursus arctos), Ujku (Canis lupus), nje numur
speciesh siç jane Derri i Eger, Lepuri Evropian, Macja e Eger (Felis sylvestris)
, Dhelpra (Vulpes vulpes), Dreri, Nuse e Lales (Mustela nivalis), Qelbesi
(Mustela putorius), Baldosa (Meles meles), Martes martes, Martes foina, Iriqi
(Erinaceus concolor), Ketri (Sciurus vulgaris) etj. Ka te dhena per pranine
e Rreqerbullit, Lynx Ballkanit (Lynx lynx) dhe Vidra ose Lundra (Lutra lutra)
ne Pellgun Ujembledhes te Liqenit te Ohrit, por nuk eshte e sigurte nese
keto kafshe te veçanta jane gjetur ne pjesen Maqedonase te Pellgut Ujembledhes
te Lumit te Çerraves. Zona ceketine e Liqenit te Ohrit ne kete ane eshte
nje vend i rendesishem dimerimi per zogjte ujit. Per shembull, me 1998 nente
perqind e zogjve te ujit ne Liqenin e Ohrit ishin duke dimeruar ne kete
zone; veçanerisht terheqese per disa lloje Anas speciesh.
|
|
The building of the local (neighborhood) self-government of
the Village of Ljubanista
|
|
Ne fund te Tour Study, ne sallen e Bashkise Lubanisht,
Grupi pati nje takim te shkurter me Kryetarin e Keshillit te Lubanishtit
Zotin Gjorgji Traeski, Sekretarin e Keshillit Zotin Zdravko Risteski dhe
nje numur antaresh te tjere te Keshillit duke perfshire Todor Sotiroski,
Presidentin e Shoqates Mjedisore „Burimet e Lumit te Drinit te Zi” nga Lubanishti.
Sipas Zotit Traeski fshati ka 215 banore dhe ka 240 familje (64 permanente)
sejcila nga ato ka akses ne infrastrukturen baze; Sistemi i Ujesjellsit (rindertuar
kohet e fundit), energjine elektrike, telefoni, por jo sistem te kanalizimeve
te ujrave te zeza. Ai shprehu shqetesimin e bashkefshatareve te tij rreth
shendetit te njerzve dhe zhvillimit te turizmit ne zone, per shkak te deshtimit
te gropave septike dhe sepse nuk ka perspektive per ndertimin e nje sistemi
te kanalizimeve te ujrave te zeza ne nje te ardhme te afert. Problemi per
hedhjen ilegale te mbeturinave te ngurta ne zone u permend, gjithashtu midis
prioriteteve te tjera. Midis çeshtjeve me interes per banoret e Lubanishtit
eshte rreziku i shkaktuar nga permbytjet e Lumit te Çerraves pasi shtrati
i Lumit aktualisht eshte mbushur me peme dhe shkurre dhe ka ulur kapacitetin
e rrjedhjes se tij. Nuk ka papunesi ne fshat ; disa njerez punojne ne njesite
turistike te zones ose ne Fermen Kolektive Gorica, por shume kane gjetur pune
ne qytetin e Ohrit.
Nga ajo çka pame ne viziten tone ne zone dhe nuk eshte permendur nga njerzit
vendas, bumi i ndertimeve ilegale eshte nje nga çeshtjet me te rendesishme
mjedisore. Qe nga krijimi i Parkut Kombetar Galicica me 1958 jane bere disa
perpjekje per te ndertuar shtepi verore ne zonen e mbrojtur, megjithate,
shqetesimet e medha jane parandaluar. Fatkeqesisht, gjendja gjate periudhes
se tranzicionit eshte duke ndryshuar me shpejtesi dhe eshte duke u rritur
numuri i shtepive dhe kasolleve qe mund te vihen re ne zonen midis Kampit
te Lubanishtit dhe Lumit te Çerraves.
|
|
|
|
|
përmbajtje <<<
>>>
|
|
|
|
|