Logo Bar

ALLCOOP Logo
 

LUMI  ÇERRAVË   
Misioni


GJENDJA E MJEDISIT N
Ë

LUMI TË ÇERRAVËS

Oliver Avramoski, ALLCOOP Maqedonia
(Përkthim nga anglisht në shqip: Naum Gegprifti)
Projektet
Kontakto
Arhive 

Harta
rko


KONTEKSTI MJEDISOR: NJE ANALIZE    


Njerezit ne Pellgun Ujembledhes te Lumit Çerraves perballen me nje sere sfidash per menaxhimin e resurseve natyrore te tij, ne nje menyre te pranueshme sociale, mbeshtetese nga pikepamja mjedisore dhe eficienca ekonomike. Per te arritur nje zhvillim te panderprere ne kete Pellg Ujembledhes eshte e nevojshme qe te kuptohet Mjedisi, si njerezit e perdorin ate dhe çfare rendesie ky perdorim ka mbi mjetet e tyre te jeteses dhe mbi ato të te tjereve. Ata duhet te njohin lidhjet ndermjet pjeseve te ndryshme te mjedisit dhe nevojes per ta menaxhuar ate ne nje menyre harmonike. Per me teper, kjo do te thote te mendosh me gjere sesa resurset natyrore per te perfshire nevojat shoqerore dhe financiare, jo vetem te njerezve qe jetojne ne kete Pellg Ujembledhes, por gjithashtu edhe te fqinjeve dhe te komunitetit e më gjere.

Perdorimet e ujit dhe presionet ne burimet ujore

Uji eshte nje faktor jetesor per zhvillimin socio-ekonomik te Pellgut Ujembledhes te Lumit Çerraves. Uji eshte themelor per shendetin, prodhimin ushqimor dhe ate industrial. Fatkeqesisht, situata e ujit ne Pellgun Ujermbledhes te Lumit Çerraves eshte ne pergjithesi e veshtire sepse burimet ujore jane te rralla, jo te shperndara ne menyre te barabarte, te perdorura nga nje rang i gjere perdoruesish dhe jo te menaxhuara ne nje menyre harmonike. Megjithate, ka ndryshime te dallueshme ndermjet pjeseve te lugines, vecanerisht ndermjet pjeses Shqiptare dhe asaj Maqedonase. Ne pergjithesi, nuk ekzistojne te dhena te mjaftueshme mbi cilesine dhe sasine e ujerave siperfaqesore apo nentokesore, apo perdorimeve te ujit. Nuk ekzistojne stacione hidrologjike as ne pjesen Shqiptare dhe as ne ate Maqedonase te Pellgut Ujembledhes te Lumit Çerraves. Per shembull, te dhenat mbi derdhjen mesatare te Lumit te Çerraves jane vetem nje vleresim i bazuar mbi vrojtimet hidrologjike ne rajon dhe duke perdorur te dhena morfometrike per zonen ujembledhese. Nuk ka nje sistem te rregullt monitorimi per Lumin Çerraves dhe deget e tij, megjithese disa te dhena jane te disponueshme nga disa studime shkencore te koheve te fundit te Institutit Hidrobiologjik (HIO) ne Oher, Maqedoni (1996 deri 1998 – vetem per pjesen Maqedonase) dhe nga Programi i Monitorimit te Liqenit te Ohrit (LOMP) te Projektit te perbashke Shqiptaro/Maqedonas per Ruajtjen e Liqenit te Ohrit. Ne kuadrin e LOMP duke filluar nga viti 2000 deri ne vitin 2002, ne intervale mujore, jane matur parametrat e meposhtem per mostrat e ujit nga Lumi Çerraves dhe Liqeni i Ohrit, prane grykes se tij: oksigjeni i tretur, lendet organike te tretura biodegradable, fosfori total (Figura 1), dhe nitrogjeni total.  (Tabele 1).
 

Pjesa me e madhe e popullsise ne pjesen Shqiptare te lugines eshte e lidhur me sistemin lokal publik te ujesjellesit, megjithese ne disa fshatra (p.sh. Dardhas, Stropcke, Peshkepi) deri ne 60% e shtepive mbahen me sisteme individuale ujesjellesi te tilla si puset. Ne pjesen Shqiptare te lugines pushteti lokal nuk ka para te mjaftueshme per te mirembajtur dhe permiresuar infrastrukturen per te cilen ata jane pergjegjes. Rrjeti ekzistues i ujesjellesit, megjithate, ka nevoje te rehabilitohet sepse pjesa me e madhe e infrastruktures eshte e pazhvilluar dhe e vjeteruar, eshte mbajtur shume keq apo eshte demtuar gjate problemeve civile te vitit 1991 – 1992. Mesatarisht, tubacionet, tani me moshe 30 vjecare dhe te bera prej gize, jane gerryer. Te gjitha rrjetet publike te ujesjellesit mbeshteten ne ujin e burimeve: uji nuk dizinfektohet, ose dizinfektohet ne menyre jo te rregullt dhe te pabarabarte. Sherbimi me nderprerje i ujit dhe mungesa e trajtimit te duhur te tij rritin rrezikun e ndotjes ne tubacionet e furnizimit me agjente te jashtem biologjike, kimike apo mikrobiale. Fshataret shpesh hapin puset e tyre pa ndonje monitorim te cilesise se ujit apo referim ndaj rregullave te higjenes.


Situata ne lidhje me ujerat e zeza eshte kritike ne te gjithe luginen. Per shkak te krizave ekonomike, infrastruktura e grumbullimit dhe trajtimit te ujerave te zeza nuk eshte zhvilluar aq shpejt per te perballuar shpejtesine ne rritje te ndotjes se krijuar. Burimet ujore jane relativisht te pastra ne shtresat e tyre te siperme, por ato perkeqesohen ne menyre te shpejte ne shtresat e tyre te mesme dhe me te uleta, kryesisht per shkak te ujerave te zeza te patrajtuara te derdhura nga zonat e banuara, por edhe per shkak te bujqesise dhe industrise (vecanerisht asaj te minierave). Ne fakt ne disa pjese, Lumi Çerraves eshte kthyer ne kolektor te ujerave te zeza.

Ne pjesen Maqedonase te lugines dy parkinget e makinave kane ngritur pajisje te levizshme te trajtimit te ujerave te zeza (biodisk), megjithate nga mirembajtja e keqe e tyre ato jane aktualisht te demtuara dhe jo ne funksionim. Shumica e shtepive ne Maqedoni dhe disa ne pjesen Shqiptare kane depo septike per grumbullimin e ujerave te zeza te shtepive te tyre. Megjithate shumica e tyre jane bllokuar se funksionuari per shkak te ndertimit te papershtashem te tyre (prej guri, muri poroz) ose nga mirembajtja e tyre e keqe. Megjithese kompleksi i Hotelit ne Shen Naum ka relativisht nje depo te pershtatshme septike, mbetjet organike derdhen ne menyre jo te duhur dhe ilegale ne lugine, zakonisht prane ose brenda Lumit Çerraves.






Tailings sitting on the banks of the Cherava River near the mine of Dardhas



Industria e minierave ne pjesen Shqiptare te lugines ka qene nje burim i rendesishem i ndotjes se ujit (por edhe i tokes, ajrit) per shkak te proceseve te vjeteruara dhe joeficiente, mungeses se sasive te mjaftueshme dhe te teknikave te trajtimit dhe zhvendosjes me krahe ne menyre te papershtatshme te mbeturinave. Kontrolli i pamjaftueshem i derdhesve nga minierat dhe atyre industriale i ben ujerat te papershtatshem per vaditje. Permbajtja e joneve metalike (Fe, Mn, Cu) ose perberesve acide ne ujerat vadites asnjehere nuk eshte vleresuar plotesisht, megjithese studimet ne vitet 1980 treguan nje aciditet te larte te dherave ne pjesen Shqiptare te lugines. Megjithate, per shkak te renies ekonomike dhe kolapsit te prodhimit industrial, ndotja nga aktivitetet minerare eshte pakesuar ne menyre drastike dhe aktualisht nuk konsiderohet si nje shqetesim prioritar. Sidoqofte, vendet e braktisura jane ende burime te ndotjes per shkak te mungeses se fondeve per t’i pastruar ato.

Pajisjet e papershtatshme te kanalizimeve dhe mungesa e trajtimit te ujerave te zeza kane nje efekt te demshem mbi cilesine e ujit dhe mjetet e jeteses te njerezve qe banojne ne lugine. Perkeqesimi i cilesise se ujit te lumenjve ndikon rrjedhat nen-shtresore, dhe rreziku eshte vecanerisht i larte ne zonat karstike te lugines, ku ujerat siperfaqesore penetrojne me shpejtesi ne toke permes te carave dhe me pas ushqejne rrjedhat e ujit pa u filtruar nga shtresat e dheut. Perkeqesimi i shpejte i cilesise se ujit ndikon gjithashtu zhvillimin e turizmit, vecanerisht ne pjesen Maqedonase te lugines. Per shkak te perqendrimeve te larta te fosforit (deri ne 76 μg L-1) dhe pervec derdhjes se moderuar te lumit, Lumi Çerraves cdo vit sjell rreth 1.27 tone fosfor ne Liqenin e Ohrit, duke shkaktuar keshtu nje eutrofikim te forte ne zonen breg-liqenore, prane grykes se tij. Sipas perqendrimit te Klorofolit matur ne 1999-2000, zona perreth grykes se Lumit Çerraves eshte mesotrofike. Ndikimi ne Liqenin e Ohrit nga infrastruktura e turizmit ne pjesen Maqedonase te lugines eshte gjithashtu e rendesishme, sidomos gjate stines se veres per shkak te fluksit te madh te turisteve dhe mungeses se trajtimit te ujerave te zeza.


përmbajtje   <<<     >>>  


 
Shtepi