Logo Bar

ALLCOOP Logo
 

LUMI  ÇERRAVË   
Misioni


GJENDJA E MJEDISIT N
Ë

LUMI TË ÇERRAVËS

Oliver Avramoski, ALLCOOP Maqedonia
(Përkthim nga anglisht në shqip: Naum Gegprifti)
Projektet
Kontakto
Arhive 

Harta
rko


KONTEKSTI MJEDISOR: NJE ANALIZE    


Shqetesimet mjedisore ne bujqesi dhe ne mbrojtjen e tokes

Prodhimi bujqesor mund te kete efekte te kunderta mbi mjedisin ne lugine per shkak te gerryerjes se dherave, teprices se lendeve ushqyese, mbeturinave te kafsheve, dhe pesticideve. Erozioni i dherave çon ne degradim fizik te shtresave te punueshme duke parandaluar infiltrimin e ujerave te vlefshme te shirave, duke shkaktuar qe uji te rrjedhe tutje dhe te mos mund te perdoret me per prodhimin e ushqimit. Gjithashtu, nepermjet erozionit te tokes dhe largimit te ujerave siperfaqesore, pesticidet dhe lendet ushqyese me teprice, si nitrogjeni dhe fosfori mund te ndotin ujerat e afert siperfaqesore. Mbeturinat e kafsheve gjithashtu mund te ndotin lumenjte dhe perrenjte e afert, ne qofte se nuk menaxhohen ne menyre efektive.

Bujqesia eshte nje sektor i rendesishem i ekonomise ne gjithe luginen. Klima dhe kushtet pedologjike ne lugine jane te pershtatshme per prodhim bujqesor intensiv dhe efektiv duke siguruar se uji eshte efektivisht i disponueshem nepermjet vaditjes. Bujqesia eshte burimi kryesor i punesimit ne pjesen Shqiptare te lugines dhe do te mbetet e tille per nje kohe te gjate. Periudha e tranzicionit ka cuar ne nje renie te dukshme te prodhimit bujqesor ne te dyja vendet, Shqiperi dhe Maqedoni. Si pasoje, ndotja e ujit nga bujqesia eshte zvogeluar ne menyre drastike per shkak te reduktimit te madh te perdorimit te perberesve agrokimike (plehrave dhe pesticideve). Ne Shqiperi aktualisht, perdorimi aktual i plehrave eshte poshte dozes optimale dhe nuk shkakton probleme mjedisore. Megjithate, sektori bujqesor ne pjesen Shqiptare po mbulon humbjet nga procesi i privatizimit dhe aktualisht perqindja vjetore e rritjes ka qene relativisht e qendrueshme. Ne teresi, bujqesia ne lugine eshte gjithnje e me shume ne gjendje te siguroje ushqim madje dhe per popullsine jashte lugines, dhe bujqesia shpejt mund te behet nje burim kryesor i ndotjes se ujit dhe te tokes po te mos aplikohen praktika te dobishme bujqesore.

Shkarkimet nga fermat blegtorale perbejne nje burim te rendesishem te ndotjes ne disa pjese te Pellgut Ujembledhes, vecanerisht ne pjesen Shqiptare. Pas privatizimit te bujqesise ne fillim te viteve 1990 blegtoria eshte rritur ne menyre te qendrueshme per arsye te kerkesave te vogla per kapital dhe kerkeses ne rritje per produkte blegtorale. Mund te pritet qe permiresimi i vazhdueshem i kultivimit dhe i shumimit neper ekonomite shtepiake dhe i perzgjedhjes si dhe nje mundesi e madhe per trajtimin veterinar do te rriste me shume prodhimin blegtoral. Megjithese ujerat e zeza nga fermat e kafsheve nuk mund te konsiderohen si nje prioritet tani per tani, prodhimi dhe derdhja e plehut organik te gjese se gjalle nga nje numur i madh fermeresh te vegjel (2-3 lope, 10-20 dele dhe dhish) duhet te frenohet ne te ardhmen e afert.





The agriculture in the watershed is an important economical sector and one of the most important sources of enviornmental degradation.


Pjesa Shqiptare e Pellgut Ujembledhes ka qene nje zone bujqesore dhe do te mbetet e tille per nje kohe te gjate. Prandaj, çrrenjosja e varferise do te ishte e lidhur ne menyre te paevitueshme me permiresimin e prodhimit bujqesor. Ekziston nje thenie e njohur sipas se ciles varferia çon ne degradim mjedisor. Shume probleme mjedisore jane te shoqeruara me veprimtarine e grupeve me te ardhura te uleta. Pyetja e rendesishme per t’u pergjigjur eshte nese varferia shkakton degradimin mjedisor apo eshte e kunderta. Ka te ngjare qe varferia te jete shkaku dhe pasoja e degradimit te mjedisit. Zhvillimi i bujqesise ne lugine, si rrjedhim mund te ndihmoje ne çrrenjosjen e varferise para se te ndodhe nje rritje e metejshme te saj. Fermat e vogla ineficiente te vendosura ne toka me rendiment te ulet, me shtresa shume te forta dhe keqperdorim te shpateve shume te pjerreta jane pengesa per zhvillimin e prodhimit bujqesor ne Shqiperi. Ne kete pjese te lugines sektori bujqesor vuan nga mungesa e kapitalit dhe mekanizmave te kreditit, mungesa e lidhjeve marketing dhe e lehtesirave te transportit. Rruget jane te keqija dhe te pakta, dhe fshatrat te izoluara.  Veme ne dukje se Komuna e Çerraves i ka rruget kryesore neper te gjitha fshatrat e saj te asfaltuara. Mekanizimi eshte i veshtire per t’u zhvilluar ne sheshe te vogla, dhe disponueshmeria e tij eshte e kufizuar. Vaditja ofron mundesine per te prodhuar dy ose tre prodhime zarzavatesh per vit. Megjithate, ndarja e tokes dhe trazirat sociale ne vitin 1991 rezultuan ne demtime thelbesore te sistemeve te vaditjes dhe te drenazhimit, si dhe punimet per ruajtjen e dherave nga erozioni. Per me teper, dominojne metodat e vaditjes ne siperfaqe dhe efektiviteti i perdorimit te ujit nuk e kalon shifren 60%. Ne pjesen Maqedonase te lugines pronesia e diskutueshme e disa pjeseve te tokes bujqesore dhe problemet organizacionale te shoqeruara me pajisjet teper te medha jane pengesat kryesore per permiresimin e nje ecurie te dobet te bashkepunimit bujqesor ne Gorrice.



përmbajtje   <<<     >>>  


 
Shtepi