Logo Bar

ALLCOOP Logo
 

LUMI  ÇERRAVË   
Misioni


GJENDJA E MJEDISIT N
Ë

LUMI TË ÇERRAVËS

Oliver Avramoski, ALLCOOP Maqedonia
(Përkthim nga anglisht në shqip: Naum Gegprifti)
Projektet
Kontakto
Arhive 

Harta
rko


KONTEKSTI MJEDISOR: NJE ANALIZE    


Menaxhimi i pyjeve dhe i biodiversitetit

Pemet dhe pyjet jane kritike per shendetin dhe funksionimin e duhur te luginave. Pyjet mbrojne furnizimin e ujit, frenojne permbytjet, mbushin rrjedhat ujore nentokesore, sigurojne ambjente çlodhese per njeriun dhe te rendesishme per kafshet e egra dhe nje numur te madh produktesh druri. Nepermjet filtrimit te ndotesve nga ajri dhe uji, ruajtjes se ujit dhe perberesve ushqimore, mbrojtjes se dherave, fushave lymore dhe perrenjve dhe duke siguruar nevojat estetike dhe ato te tjera njerezore, pyjet sjellin perfitime te dukshme per tokat, ujerat dhe komunitetet. Prandaj, degradimi i pyjeve apo shpyllezimi, vecanerisht i rrepirave, i pjerresive te paqendrueshme, ka shume pasoja serioze dhe te pafavorshme. Efekti i drejtperdrejte i shpyllezimit ka rritur erozionin e dherave, humbjen e perberesve ushqimore, dhe reduktimin e kapacitetit mbajtes te ujit ne lugine. Derdhja e shpejte e ujit dhe ngarkesat e rritura te pikut pas rreshjeve te medha te shiut mund te shkaktojne permbytje, kryesisht nga perrenjte malore qe rrokullisen nga rrepirat e thikta per ne fushe. Pasoja tjeter eshte depozitimi i sedimenteve ne rezervuare, duke reduktuar kapacitetin e tyre mbajtes dhe rregullues, si dhe demtimet ne stacionet dhe kanalet e vaditjes.

Sektori i pyjeve ne pjesen Shqiptare te Pellgut Ujembledhes perballet me problemet e shpyllezimit dhe te menaxhimit. Qeveria Shqiptare e pasluftes ka investuar shume persa i perket pyllezimit, megjithate, shume nga keto perpjekje u kompensuan nga pastrimi i pyjeve dhe kullotave per te arritur objektivin e pavaresise ne prodhimin e ushqimit. Varesia nga druret per ngrohje kontribuon me shume ne perdorimin e madh te pyjeve. Nderprerjet e energjise gjate dimrit per shkak te disa krizave energjitike ne Shqiperi dhe mungesa e burimeve alternative te energjise e ka perkeqesuar me tej situaten. Varferia rurale ka nxitur me tej prerjen e pakontrolluar duke qene se nje pjese e drureve per lende djegese jane shitur.





The illegal cutting of the forests for firewood is the most serious problem of the forestry sector in the Albanian part of the watershed.


Ne 1997 Qeveria Shqiptare formuloi „Strategjine e Zhvillimit Bujqesor” e njohur edhe si „Strategjia e Gjelber” ku Tranzicioni drejt nje Ekonomie te drejtuar nga Tregu ne Sektorin e Pyjeve eshte nje nga 6 strategjite te politikave specifike. Hidhet supozimi se te drejtat e pafuqishme te pronesise jane arsyet per shpyllezimin ne shume zona, dhe gjithashtu inkurajojne aktivitetet shteruese te resurseve. Ne mbeshtetje te kesaj strategjie, ekziston nje projekt ne vazhdim – Programi i Zhvillimit te Pyjeve Private ne Shqiperi – mbeshtetur nga USAID. Ne kuadrin e ketij projekti, ne bashkepunim me Sektorin e Pyjeve te Rrethit Pogradec, plantacionet e geshtenjave (te konsideruara per te qene drure frutore) rreth fshatit Stropcke u jane rikthyer ish-pronareve. Rezultatet fillestare tregojne se keto lloj masash mund te kontribuojne ne procesin e kthimit te pyllit (te geshtenjave). Vec kesaj, per te mbrojtur diversitetin e pasur biologjik, pjesa Shqiptare e Pellgut Ujembledhes se Lumit te Çerraves eshte perfshire ne Zonen e Peisazhit te Mbrojtur te Pogradecit (40°47’33” – 41°5’33”N dhe 20°35’ – 20°50’E; 273.23 km2), e deklaruar me 1999 nga nje vendim i Qeverise se Republikes se Shqiperise. Ajo mbulon ne pjesen Shqiptare Pellgun Ujembledhes se Liqenit te Ohrit, duke perfshire 102.48 km2 pyje dhe 111.4 km2 siperfaqe ujore. Pervec progresit te bere kohet e fundit, supershtresat vazhdojne te jene nje kercenim madhor per ekosistemet ne lugine, vecanerisht per pyjet. Mbledhja e pakontrolluar e bimeve mjekesore per industrine farmaceutike gjithashtu rrezikon biodiversitetin ne lugine.






Schematic description of the interdependence betwen the land and water in a watershed



Ne pjesen Maqedonase te Pellgut Ujembledhes pylli menaxhohet nga Parku Kombetar i Galicices. Pjesa Maqedonase e Malit te Galicices (227 km2) eshte deklaruar Park Kombetar me 1958, per bukurite e tij te rralla natyrore, peisazhet dhe vlerat e tij estetike si dhe per floren dhe faunen e pasur dhe te jashtezakonshme. Pengesa kryesore per perdorimin mbeshtetes te pyllit eshte skema ekzistuese financiare ku prerja dhe transporti i trupave sanitare perben te vetmet te ardhura te parkut kombetar. Eshte nje problem i ngutshem qe Parku Kombetar i Galicices zhvillon nje plan te integruar menaxhimi ne bashkepunim me ministrite perkatese dhe me nje perfshirje te gjere te OJQ-ve mjedisore dhe komuniteteve lokale.

Vec kesaj, pjesa Maqedonase e Liqenit te Ohrit eshte deklaruar gjithashtu nje Zone e Mbrojtur sipas Konventes se Kombeve te Bashkuara mbi Vendet e Trashegimise Boterore. Megjithate, statusi i mbrojtur i Liqenit te Ohrit dhe i pjeses Maqedonase te Pellgut Ujembledhes te Lumit te Çerraves, ka provuar te jete i pamjaftueshem per ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit te zonave. Per shembull, per shkak te perkeqesimit te cilesise se ujit, diversiteti i peshqve cyprinus ne bregun e liqenit ne gryken e Lumit te Çerraves eshte me i paket krahasuar me seksionet e pastruara te bregut te Liqenit te Ohrit.


përmbajtje   <<<     >>>  


 
Shtepi