Logo Bar

ALLCOOP Logo
 

LUMI  ÇERRAVË   
Misioni


GJENDJA E MJEDISIT N
Ë

LUMI TË ÇERRAVËS

Oliver Avramoski, ALLCOOP Maqedonia
(Përkthim nga anglisht në shqip: Naum Gegprifti)
Projektet
Kontakto
Arhive 

Harta
rko


KONTEKSTI MJEDISOR: NJE ANALIZE    


Menaxhimi i mbetjeve

Menaxhimi i mbetjeve komunale eshte thelbesor per nje zhvillim te panderprere, por ai nuk mund te konsiderohet i izoluar nga kushtet e pergjithshme ekonomike dhe politike te periudhes se tranzicionit. Aktualisht, grumbullimi i mbetjeve solide dhe operimi per largimin e tyre paraqesin shume probleme mjedisore serioze, probleme dhe risqe sociale dhe te shendetit publik. Ne pjesen Shqiptare te Pellgut fshatrat nuk mbulohen nga sherbimi komunal i menaxhimit te mbetjeve, nuk ka ndonje ndermarrje qe te grumbulloje, transportoje dhe largoje mbetjet komunale. Mbetjet hidhen ne çdo vend te lire neper fshatra ose aty prane. Mbetjet gjithashtu digjen duke prodhuar tym qe permban substanca toksike (dioksin, furan). Vec kesaj, mbetjet komunale nga qyteti i Pogradecit groposen pjeserisht duke u hedhur neper lugine. Vendi i groposjes nuk ka as nje sistem drenazhimi, as edhe nje shtrese te papershkueshme nga uji per te parandaluar kullimin dhe filtrimin ne ujerat nentokesore. Nuk ekzistojne te dhena mbi cilesine e ujerave siperfaqesore dhe nentokesore ne afersi te ketij vendi. Qysh prej disa vitesh me pare mbetjet solide nga Lubanishti dhe infrastruktura e turizmit ne pjesen Maqedonase te lugines jane grumbulluar rregullisht nga Ndermarrja Publike Komunale Komunalec nga Ohri. Kjo ka reduktuar hedhjet ilegale ne kete zone ne nje shkalle te gjere megjithese jo plotesisht dhe nje sasi e madhe mbetjesh solide ende te mbetet ne vendin ilegal te groposjes prane Lumit Çerraves. Gjithashtu edhe grumbullimi dhe depozitimi i mbetjeve inerte nga ndertimet nuk eshte i orientuar.

Largimi i mbetjeve komunale ne Pellgun e Lumit Çerraves kerkon nderhyrje te menjehershme. Megjithate, menaxhimi i mbetjeve kerkon resurse per infrastrukturen, funksionimin, mirembajtjen, kerkimin dhe zhvillimin dhe keto resurse kane munguar ose jane te pamjaftueshme aktualisht. Per momentin nuk ka te dhena mbi sasine dhe perberjen e ketyre mbetjeve. Nuk ka pajisje per ndarjen, perpunimin apo riciklimin e mbetjeve komunale ne lugine, por gjithashtu edhe ne rajonin me gjere – kurrizi ujendares i Liqenit te Ohrit. Pervec kesaj, ka nje mungese te informacionit publik mbi largimin e mbetjeve komunale, ne vecanti ne lidhje me ndarjen dhe riciklimin e tyre.





The collection and disposal of the solid waste is a major problem throught the watershed


Perdorimet e tokes dhe tendencat


Shumica e ndertimeve ne pjesen Shqiptare jane bere ne menyre ilegale. Njerezit vendosin te ndertojne ne pronen e tyre, pa infrastrukturen e nevojshme dhe pa perfitimet e master planeve. Mungesa e infrastruktures ne ujerat e zeza, furnizimin me uje te pijshem, elektricitet dhe grumbullimin e plehrave eshte shpesh per shkak te natyres ilegale te vendbanimeve urbane. Menaxhimi jo-optimal i perdorimit te tokes ne lugine kja cuar ne shpyllezim dhe ne nje bujqesi ineficiente dhe destruktive. Si rezultat i ketij zhvillimi rural ka nje tendence te forte rurale/urbane dhe probleme mjedisore dhe socio-ekonomike me shumice.






The illegal construction in the plain of Ljubanista threatens the last remnants of wetlands along the  southern coast of Lake Ohrid



Ne pjesen Maqedonase planifikimi i perdorimit te tokes ka qene me eficient ne te kaluaren, kryesisht per shkak te themelimit te Parkut Kombetar te Galicices. Sidoqofte, ndryshimet ne strukturen ekonomike, roli ne rritje i sektorit privat dhe i komuniteteve, decentralizimi dhe roli i ri i pushtetit lokal, po krijojne sfida te reja per planifikimin e perdorimit te tokes. Aktualisht ka nje mungese koordinimi ndermjet agjensive te ndryshme ne lidhje me planifikimin ekonomik dhe fizik. Masat e pafuqishme detyruese dhe mungesa e monitorimit efektiv perbejne kercenime serioze per mbrojtjen e zones se ruajtjes ne pjesen Maqedonase te lugines.


përmbajtje   <<<     >>>  


 
Shtepi